Skip to content

Aksident me vdekje/ Motori përplaset nga furgoni, ndërron jetë drejtuesi

Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Lezhë.

Raportohet se një motor është përplasur nga furgoni. Ngjarja ka ndodhur tek mbikalimi i Ishull-Lezhë rreth orës 07:00.

Si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë drejtuesi i motorit, Pavlin Ndoj.

Mësohet se viktima iu është nënshtruar plagëve të marra në spital.

Ndërsa drejtuesi i furgonit, shtetasi me iniciale M. M., është shoqëruar nga policia.

“”