Skip to content

Bashkëjetuesi e dhunoi dhe kërcënoi me thikë, 34-vjeçarja e frikësuar tentoi të hidhej nga ballkoni! Ja si është gjendja e saj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një Fier ku një 34-vjeçare tentoi të hidhej nga ballkoni pas dhunës së ushtruar nga bashkëjetuesi i saj.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Afrim i Ri”, ku 45-vjeçari me iniciale A. Y., ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij dhe e ka kërcënuar atë me mjet prerës.

E frikësuar, 34-vjeçarja ka tentuar të vetëvritet duke u hedhur nga ballkoni.

Ajo ndodhet ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë: 

Komisariati i Policisë Fier referoi materialet në Prokurori dhe shpalli në kërkim shtetasin A. Y., 45 vjeç, banues në lagjen “Afrim i Ri”, Fier, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij dhe e ka kërcënuar atë me mjet prerës, e cila nga frika ka tentuar të vetëvritet duke u hedhur nga ballkoni. 34-vjeçarja ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

“”