Një 33-vjeçar i skeduar për ngjarje të mëparshmë kriminale u arrestua nga policia e Tiranës pasi u kap me armë zjarri në automjet.
Arli Ndrejaj u prangos nga forcat “Shqiponja” në rrugën “Sali Butka”, pasi gjatë kontrollit në çantë iu gjet dhe iu sekuestrua një pistoletë me krëhër dhe municion luftarak.
Policia thotë se 33-vjeçari paraqet rrezikshmëri të lartë shoqërore.
