Skip to content

Ja çfarë i tha terroristit, viktima e parë përpara se ta vriste në derën e xhamisë

53736364 2401820273437472 8994949677300318208 n

Akti barbar i cilësuar si sulm terrorist ditën e sotme në Zelandën e re ka shokuar opinionin public. Shumë nga dëshmimtarët janë shprehur se nuk e prisnin kurrë që diçka e tillë mund të ndodhte në këtë vend pasi niveli i mirëkuptimin ndërfetar dhe pranimi i tjetrit është shumë i lartë.

Një nga dëshmimtaret  banore rreth zonës së vendngjarjes u shpreh se është 66 vjeçe dhe kurrë në jetën e saj se kishte menduar se do shihte diçka të tillë në vendin e saj.

28 vjeçari i identifikuar si Brenton Tarrant  i cili shkaktoi të paktën 49 viktima dhe të paktën 50 të lënduar përfshirë gra dhe fëmijë, përpara se të hynte në xhaminë ku kreu masakrën, tek dera u përball me një person ende të pa identifikuar.

Edhe pse Tarrant ishte veshur me veshje ushtarake, me helmetë dhe me armë në dorë besimtari i pa identifikuar i tha “ Përshëndetje vëlla!” .

Këto ishin edhe fjalët e tij të fundit pasi propaganda e gjatë islamofobe dhe retorika përjashtuese e  eksremit të djathtë nuk e la që të reflektonte, por qelloi menjëherë mbi trupat e pafajshëm të besimtarëve,grave dhe fëmijëve  që ishin mbledhur për tu lutur në ditën e tyre të shenjtë. /Hasib Buba/ Berati.TV