Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka anuluar të gjitha udhëtimet për dy javët e ardhshme për shkak se ka pneumoni, raportojnë agjencitë.

“Ajo vuan nga pneumonia. Për shkak të kësaj, ajo anuloi disa angazhime për dy javët e para të janarit, duke përfshirë një fjalim të planifikuar në Lisbonë dhe një udhëtim në Gdańsk”, tha zëdhënësi i Komisionit Evropian Stefan de Keersmaecker.

Von der Leyen duhej të udhëtonte në Gdansk me rastin e marrjes së presidencës së BE-së nga Polonia.

“Vizita do të riplanifikohet për një datë të mëvonshme, tha zëdhënësi”, duke shtuar: “Nëse gjithçka shkon mirë, presidentja do të shërohet plotësisht nga mesi i muajit.”

Von der Leyen do të kthehet më pas për të punuar në zyrën e saj në ndërtesën e KE-së në Bruksel.

Von der Leyen, 66 vjeçe, nënë me fëmijë, ka qenë kreu i Komisionit që nga 1 dhjetori 2019. /tesheshi.com/

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re