Skip to content

Paralajmërim për stuhi: “Më e keqja në dhjetë vitet e fundit”Ky është shteti më në rrezik

Progetto senza titolo 1 21

Një stuhi masive do të godasë Shtetet e Bashkuara: priten reshje rekord bore, akull arktik dhe ndërprerje të transportit.

Shtetet e Bashkuara po përgatiten të përballen me një stuhi dimërore, më e keqja në dhjetë vitet e fundit. Një valë moti i keq që mund të sjellë borë, shi të ngrirë dhe temperatura jashtëzakonisht të ulëta në një zonë të gjerë.

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit (NWS), siç raporton Ansa, fronti i motit të keq po lëviz me shpejtësi nga qendra e vendit drejt bregut lindor.

Autoritetet kanë shpallur tashmë gjendje të jashtëzakonshme në disa rajone, duke përfshirë Kentakin dhe Virxhinia. Por edhe shtetet jugore më pak të mësuara me fenomene të këtij lloji, si Misisipi dhe Florida, po përgatiten të përballen me temperatura të ngrira dhe ndërprerje të mundshme në shërbimet thelbësore.

camion viaggia con la neve in inverno

Paralajmërim për stuhi në Shtetet e Bashkuara: vorbulla polare

Meteorologët shpjegojnë se shkaku i kësaj stuhie i atribuohet vorbullës polare, një zonë e madhe e ajrit të ngrirë që normalisht qarkullon rreth Polit të Veriut.

“Temperaturat shumë nën mesataren historike,” tha meteorologu i AccuWeather, Dan DePodwin.

Përgjatë një shtrirjeje prej më shumë se 2,400 kilometrash, shton Meteogiornale.it, shqetësimi kërcënon të paralizojë zona të tëra. Akumulime të jashtëzakonshme bore dhe shtresa akulli që mund të kalojnë 12 milimetra, me rrezik real të ndërprerjeve të shumta dhe vështirësive serioze të transportit.

Vëmendje e veçantë i kushtohet rajoneve të Atlantikut të mesëm, ku priten reshje bore që mund të kalojnë 30 centimetra në disa zona.

Transporti dhe shërbimet në rrezik: linjat ajrore po përgatiten

Përparimi i stuhisë ka nxitur tashmë linjat ajrore të mëdha amerikane – American, Delta, Southwest dhe United – të heqin dorë nga tarifat e ndryshimit të biletave për pasagjerët e prekur nga ndërprerjet e mundshme të fluturimeve.

Aeroportet po marrin masa parandaluese për të minimizuar ndërprerjet. Por vonesat dhe anulimet mund të jenë të pashmangshme, veçanërisht në zonat më të goditura nga bora dhe akulli.

Përshtati në Shqip V.K.