Skip to content

Gjysma e Shqipërisë në ‘black-out’ për 1 orë! Shkaku: Ra linja e transmetimit 220 kv Kashar-Rashbull

img 8578 1 750x423 1

Disa prej qyteteve të Shqipërisë kanë qenë në black out për gati një orë, duke lënë në terr pothuaj gjysmën e vendit. 

Pa drita mbetën qytete si Durrësi, Fieri, Lushnja, Vlora dhe Saranda.

Burime për mediat bëjnë me dije se këto probleme erdhën pasi ra linja e transmetimit 220 kv Kashar Rashbull Durrës.

Sakaq, mësohet se pas 30 minutash energjia u rikthye në qytetin e Durrësit, ndërsa janë ndezur ndriçuesit e rrugëve në Fier, teksa energjia e plotë u rikthye pas gati 1 ore.

Gjithashtu edhe në Sarandë dhe Lushnjë pas gati 1 ore pati një rikthim të energjisë elektrike. Pjesërisht në 80% të qytetit energjia elektrike u rikthye në qytetin e Vlorës.

Sipas burimeve të informacionit nga OSHEE për gazetaren Marsela Topi, mësohet se ka pasur një defekt të rëndë në një linjë të tensionit të lartë në zonën e Beratit.

Ndërsa nga burime zyrtare nga OSHEE Fier mësohët se kanë rënë linjat e OST si në Fier ashtu edhe në Elbasan të 220-çit.

Nuk dihet se cili ka qënë shkaku. Grupet e punës janë në terren . Nuk dihet se sa do të zgjasi situata pa enërgji por me percaktimin e defektit do te kalohet furnizimi nga linjat dytësore.