Skip to content

Një grua pëson abort spontan në tragetin e linjës Durrës-Bari, e reja dërgohet me urgjencë në spital

900 0 1736183468xscreenshot 1 192 750x375 1

Ngjarja ndodhi rreth orës 15:00, dy orë pasi “Af Marina” ishte nisur nga porti, Kapiteneria njoftoi kthimin e tragetit në Radë dhe angazhimin e rimorkiatorit “Joni” për transportin e saj deri në port. Niset me urgjencë drejt spitalit me ambulancën e Autoritetit Portual në orën 18:05

Durrës- Një udhëtare e tragetit Durrës-Bari është ndjerë keq gjatë nisjes së udhëtimit pasditen e sotme (6 Janar), teksa ka pësuar fatkeqësisht abort spontan, duke iu dhënë ndihma e menjëherëshme dhe dërguar drejt spitalit pasi u aktivizua edhe rimorkiatori i portit për ta zhvendosur nga rada në tokë.

Kapiteneria e Portit Durrës konfirmoi ngjarjen e ndodhur në orën 15:50 kur mori njoftimin nga modri i “Af Marina”, që ishte nisur nga porti në orën 13:00 në drejtim të Barit.

“Njoftimi ka qenë për një emergjence mjekësore (abort spontan), të një shtetaseje shqiptare dhe me të marrë njoftimin u urdhërua kthimi i tragetit në radë dhe u vendos në gadishmeri rimorkiatori ‘Joni’, me qëllim që të shkonte në radë për të marrë të sëmurën”, thuhet në njoftimin zyrtar të Kapitenerisë.

Gjithashtu në gadishmëri është vendosur edhe ambulanca e Autoritetit Portual Durrës, për të transportuar të semurën në spital.

Në orën 17:15 gruaja u imbarkua në bordin e rimorkiatorit dhe në orën 18:00 hyri në port. Pesë minuta më pas u fut në ambulancë në terminalin e pasagjerëve dhe dërgua me urgjencë drejt spitalit, po po trajtohet nga stafi mjekësor.