Skip to content

Emrat/ Dyshohen si autorë të ekzekutimit të 33-vjeçarit Ramazan Mataj, kush janë babai dhe dy djemtë e tij! Të shoqëruar edhe disa persona

Rustem Hasa, si edhe dy djemtë e tij, Arjan dhe Klisman Hasa, janë shoqëruar nga policia si autorët e dyshuar të vrasjes së 33-vjeçarit Ramazan Mataj.

Ndërkohë janë shoqëruar nga policia e Shkodrës edhe disa persona të tjerë, por ende nuk dihet roli i tyre në ngjarje.

Ramazan Mataj u ekzekutua me breshëri kallashnikovi mbrëmjen e së shtunës (4 Janar) në fshatin Dragoç të Postribës në Shkodër, ndërsa ende nuk dihen motivet e krimit.

Kujtojmë që 33-vjeçari u ekzekutua brenda mjetit teksa po kthehej në banesë, ku dyshohet se iu është bërë pritë në një zonë pa kamera sigurie.

Por, trupi i tij i pajetë është gjetur mëngjesin e 5 Janarit nga një kalimtar i rastit që ka vënë re viktimë brenda makinës dhe ka njoftuar policinë.

“”