Skip to content

Ekzekutimi me breshëri plumbash i Ramazan Matajt, policia zbardh vrasjen e 33-vjeçarit: Janë arrestuar dy vëllezërit

Drejtori i Policisë Shkodër, Fatmir Lleshaj, në një deklaratë për shtyp, ka dhënë detaje lidhur me arrestimet për vrasjen e Ramazan Matajt, krimi i ndodhur në fshatin Dragoç mbrëmjen e 4 Janarit.

Ramazan Mataj

Ai ka deklaruar se të arrestuar janë dy vëllezërit, Arjan dhe Klisman Hasa, ndërsa personat e tjerë vetëm janë shoqëruar.

Vijon…

Lleshaj: Kemi shoqëruar shumë shtetas për t’i pyetur për ngjarjen e vrasjes së Ramazan Mataj. Vijon për hetimin e ngjarjes. Si rezultat i hetimeve në operacionin “Profili i Rremë” gjetëm prova. Arjol Hasa për motive të dobëta ka kryer vrasjen. Ka komunikuar përmes profileve të rreme në facebook dhe e ka nxjerrë në pritë.

Ramazan Mataj kishte ndërhyrë për prishjen e marrëdhënieve familjare. Vëllai i tij Klisman Hasaj ka ndihmuar autorin ndërsa është sekuestruar edhe arma e krimit. “Vrasje me paramendim” Arjol Hasaj, Klisman Hasaj dyshohet si bashkëpunëtor.

Policia është e angazhuar për të intensifikuar hetimet për zbardhjen e ngjarjeve të mëparshme. Froj qytetarët që të mbështesin policinë dhe të besojnë tek policia për parandalimin e ngjarjeve kriminale.

“”