Skip to content

VIDEO/ Tërmet i fortë në qytetin e shenjtë kinez, 93 të vdekur dhe mbi 130 të plagosur

87e8f580 ccab 11ef 9fd6 0be88a764111.jpg 752x440 1

Ka shkuar në 95 numri i personave të vdekur nga tërmeti që goditi rajonin malor të Tibetit të martën në mëngjes, thonë mediat shtetërore kineze. Ndërsa 130 të tjerë janë lënduar.

Tërmeti që goditi qytetin e shenjtë Shigatse të Tibetit rreth orës 09:00 me kohën lokale (01:00 GMT) kishte një magnitudë 7.1 Riher dhe një thellësi prej 10 kilometrash, sipas të dhënave nga Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së.

Lëkundjet u ndjenë edhe në Nepalin fqinj dhe pjesë të Indisë.

Tërmetet janë të zakonshme në rajon, i cili shtrihet në një vijë të thyer gjeologjike.

Shigatse konsiderohet si një nga qytetet më të shenjta të Tibetit. Është selia tradicionale e Panchen Lama, një figurë kyçe e budizmit tibetian, autoriteti shpirtëror i të cilit është i dyti pas Dalai Lamës.

Pamjet e publikuara nga transmetuesi shtetëror i Kinës CCTV treguan shtëpi të shkatërruara dhe ndërtesa të shembura, ndërsa punonjësit e shpëtimit kalonin nëpër mbeturina dhe u shpërndanë batanije të trasha vendasve.

Ekipet e shpëtimit vijojnë punën për gjetjen e personave që mund të jenë ende nën rrënoja

64782b90 ccc7 11ef 955a 3f10763e3070.jpg 752x440 1