Skip to content

VIDEO/Zuckerberg lajkatos Trumpin dhe “sistemin Musk”: Ja çfarë ndryshon në Facebook dhe Instagram

Progetto senza titolo 1 29

Zuckerberg vendos të miratojë “sistemin Musk” në vend të kontrolluesve të fakteve: revolucioni në Instagram dhe Facebook është shpallur.

Mark Zuckerberg  ka njoftuar një ndryshim rrënjësor në menaxhimin e moderimit të përmbajtjes në platformat Meta: Facebook dhe Instagram. Risia më domethënëse është braktisja e sistemit të verifikimit të fakteve me partnerë të pavarur, i zëvendësuar nga i ashtuquajturi “sistemi Musk”.

Një sistem – ai i Community Notes – i cili është i ngjashëm me atë të miratuar nga Elon Musk në X (dikur Twitter). Në thelb, ai vendos përgjegjësinë mbi përdoruesit për të raportuar dhe kontekstualizuar informacionin që konsiderohet i pasaktë ose mashtrues.
Marc Zuckerberg

Ndryshimi i Zuckerberg-ut që “i zgjat dorën” Trump

Zuckerberg, siç raportohet nga Today, foli për një kthim në “lirinë e shprehjes” në një video të shpërndarë në mediat sociale. Ai u shpjegon përdoruesve: “Është koha për t’u kthyer në rrënjët tona, ne do të fokusohemi në reduktimin e gabimeve, thjeshtimin e politikave tona dhe rivendosjen e shprehjes së lirë në platformat tona.”

Lëvizja e Metës nuk do të jetë vetëm një përditësim i thjeshtë politikash, por do të ketë edhe rëndësi politike. Të gjitha këto po ndodhin pasi lideri Meta  është takuar me Donald Trump në fund të nëntorit në rezidencën e tij në Mar-a-Lago.

Aty Zuckerberg ka  shprehur “mbështetjen e tij për rinovimin kombëtar të Amerikës nën udhëheqjen e Presidentit Trump”. Ky ndryshim në strategji vjen pas vitesh marrëdhëniesh të tensionuara, të cilat kulmuan në janar 2021 me ndalimin e ish-presidentit amerikan nga Facebook pas sulmit në Capitol Hill.

Më tej, dhurimi prej një milion dollarësh i Metës për fondin për ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të zgjedhur u pa nga shumë njerëz si një gjest konkret për të përmirësuar marrëdhëniet.

Çfarë ndryshon për përdoruesit me “sistemin Musk”

Me prezantimin e Shënimeve të Komunitetit, Meta synon të reduktojë censurën parandaluese. Aktualisht, sistemi i moderimit përfshin ndërhyrjen e kontrolluesve të fakteve të certifikuara nga organet ndërkombëtare, paralajmërimet e të cilëve shpesh çojnë në ulje të përmbajtjes ose bllokim të përkohshëm.

Megjithatë, me modelin e ri, kontrolli do t’i besohet komunitetit, i cili do të jetë në gjendje të shtojë shënime shpjeguese për postimet potencialisht mashtruese. Kalimi në sistemin e ri fillimisht do të bëhet në Shtetet e Bashkuara, përpara se të shtrihet gradualisht në vendet e tjera. Alarmet nuk do të jenë më në ekran të plotë, por do të futet një baner i thjeshtë informacioni.

Përshtati në Shqip V.K.