Një 25-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ishte shpallur në kërkim që prej shtatorit të vitit 2023 për shitje të lëndëve narkotike në lokale të natës në zonën e plazhit në Durrës.

Policia Durrës

Policia njofton se i riu është shpallur në kërkim në muajin shtator të vitit 2023, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi dyshohet se shiste lëndë narkotike në zonën e plazhit dhe në lokale nate, në qytetin e Durrësit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI

Durrës

Shiste lëndë narkotike në zonën e plazhit dhe në lokale nate, kapet dhe vihet në pranga i kërkuari prej muajit shtator 2023.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Durrës, si rezultat i kontrolleve për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, kanë kapur në qytetin e Durrësit dhe kanë arrestuar shtetasin A. K., 25 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas është shpallur në kërkim në muajin shtator të vitit 2023, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi dyshohet se shiste lëndë narkotike në zonën e plazhit dhe në lokale nate, në qytetin e Durrësit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko