Kryeministri Edi Rama bëri sot një konferencë për të folur mbi vendimin për ulje të çmimit të energjisë elektrike me 1 lekë për familjet që shpenzojnë deri në 700 kilovat energji në muaj.

Teksa e cilësoi uljen e çmimit të energjisë si një hap historik, Rama tha se falë reformave dhe masave të marra nga qeveria e tij vendin ynë renditet i pari në rajon për vetëprodhim të energjisë solare.

Kryeministri tha se sot Shqipëria 10% të prodhimit të energjisë e  ka nga dielli.

Rama: Masë më shumë se sa e mirëmenduar e diskutuar në të gjitha nivelet edhe me ekspertizë ndërkombëtare. Kthimin e Shqipërisë në eksportues neto të energjisë brenda mandatit tonë të katërt dhe duke pasur parasysh parimin për të ndarë me qytetarët frutet e reformave të dhimbshme, të përpjekjeje të mundimshme në këtë vite dhe frute e një rritje ekonomike që për vitin 2025 e shohim në harkun e 4 përqindëshit.

Kini parasysh disa fakte: e para Shqipëria sot falë politikës sonë në fushën e energjisë, falë masave komplekse që kemi marrë  ku gjysma nuk e paguante dhe falë iniciativat jo vetëm e para në rajon për vete prodhimin e energjisë solare per me distancë ng ai dyti.

Sot shqipëria prodhon 196 megavat energji elektrike nga subjekte private familjarë apo biznese. Ne vendin e dyte është Serbia me një të katërtën e prodhimit të shqipërisë, pastaj Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut janë bashkë në një grup.

3 vjet politikë në kulmin e sfidës nga kriza e madhe qe prodhoi lufta në Ukrainë. E dyta sot Shqipëria 10% të prodhimit të saj e ka nga dielli kur ne hymë në këtë fazë ishte 0 dhe sot flasim për mbi 300 megavat prodhim që bazihet te politika jonë.

vijon…

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko