Skip to content

Zjarri në Kaliforni/ Të paktën dy persona kanë humbur jetën, mbi 40 mijë banorë janë evakuuar

640 0 1736354057x71b864aa ap25008138524107 500

Skena apokaliptike tregohen në Kaliforni ndërsa zjarri masiv ka shkrumbuar gjithçka. Një zonë e madhe po digjet nga Malibu në Santa Monica dhe mbi 40,000 banorë janë evakuuar.

Gjithashtu raportohet se dy persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë plagosur nga zjarri i Eaton pranë qytetit të Pasadenase.

Kryebashkiaku i Los Anxhelosit, Karen Bass paralajmëroi se kushtet e zjarrit priten të përkeqësohen në orët e ardhshme.

Shumë u detyruan të braktisnin makinat në lagjen midis Malibu dhe Santa Monica. Zjarri i furishëm po djeg me shpejtësinë rreth pesë fusha futbolli në minutë dhe ka djegur më shumë se 2900 hektarë.

Los Anxhelosi ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe zjarrfikësit kanë paralajmëruar se erërat si tornado po ndërlikojnë betejat e tyre.