Kryeministri Edi Rama ju është përgjigjur kritikëve dhe akuzuesve se ulja e sotme e çmimit të energjisë bëhet vetëm për efekt elektoral.
Në një videomesazh të tij në rrjetin social Facebook, Rama thekson se në gjithë këto vite këto pretendime të atyre që hedhin vazhdimisht baltë mbi qeverinë nuk qendrojnë.
Ai thekson se Shqipëria është i vetmi vend në Europë që ka ulur çmimin e energjisë elektrikëe pas nisjes së luftës në Ukrainë.
Ndërsa shton se PS dhe qeveria që ai drejton e ka të sigurtë fitoren në zgjedhjet e ardhshme, prandaj llogjika se ulja e çmimit bëhet për vota nuk qendron.
“E para ne nuk e kemi ngritur asnjëherë çmimin e energjisë elektrike. Kemi mbajtur një dekadë rresht çmimin fiks 9.5 lekë, që për shumicën dërrmuese ishte më i ulët se çmimi që gjetëm kur ne erdhën në detyrë prej 13.5 lekësh. E dyta çmimi jo vetëm që nuk është ulur në të gjithë botën, por është rritur në shumë vende pas agresionit rus në vitin 2022. Kjo e jona është ulja e vetme në Europë për uljen e çmmit të energjisë për familjarët pë paktën që prej fillimit të vitit 2013-të. E treta kush thotë që kjo është ulje elektorale e çmimit, duhet të më gjejë në tërë këto vite një veprim të kësaj natyre me karakter elektoral, që të kem bërë për vota kundër logjikës ekonomike-financiare të vendit ose një rast për kur masë pozitive që kemi marrë para një procesi zgjedhor ta kemi hequr pas fitores së zgjedhjve, nuk ka mos u lodhni kot. Mos harroni dhe një gjë tjetër, kur unë si kam bërë këto gjëra kur kam patur edhe persona të tjerë në prehër mendoni se do ta bëj në prag të zgjedhjeve ku do të marrim fitoren e 10-të radhazi që do të ketë notën 10-të për nga thellësia e rezultatit me kundërshtarët. Për mua rëndësi ka fakti që nga muaji shkurt mbi 1 milionë konsumatorë familjarë do të paguajnë më pak për energjinë elektrike, ndërsa pensionistët do të kenë një pension minimal plus nga kjo ulje e çmimit”, tha Rama.
