Skip to content

Forcat RENEA dhe FNSH-ja rrethojnë zonën e Astirit! E reja prentendon se është dhunuar! Pamjet nga vendngjarja

Forcat RENEA dhe FNSH-ja kanë rrethuar diten e sotme zonën e Astirit. Policia ka bere te ditur se nje vaze e re ka kerkuar ndihme, pasi pretendon se eshte dhunuar nga disa persona.

Ndërkohë mësohet se vajza ka kërkuar ndihmën e uniformave blu. Ne informacionin paraprak te Policise theksohet se: “Shërbimet e Policisë po negociojnë me shtetasen S.Q, pasi e ka mbyllur deren dhe nuk pranon ta hapë”.

INFORMACIONI I POLICISE

Shtetasja S.Q, ka njoftuar sallën operative se ndodhet në një banesë në katin e 8-të, dhe pretendon se është dhunuar nga disa persona.

Menjeherë në vendngjarje kanë mbërritur sherbimet e Policisë, Grupi Hetimor, shërbimet zjarrëfikëse dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe ofrimin e ndihmës së qytetares.

Shërbimet e Policisë po negociojnë me shtetasen S.Q, pasi e ka mbyllur deren dhe nuk pranon ta hap.

“”