Problemet me rrugët e frymëmarrjes po shqetësojnë më shumë fëmijët në këtë fillim viti. Rreth 270 pacientë të vegjël në ditë kërkojnë ndihmë mjekësore në Urgjencën e Pediatrisë në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë.  Rreth 11% e tyre sipas mjekëve kanë nevojë për trajtim në spital.

Sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes nisin me të njëjtat shenja, por disa prej  tyre çojnë deri në prekje të mushkërive. Prandaj mjekët i bëjnë thirrje prindërve  të mos e neglizhojnë kollën tek fëmijët pasi mund të fsheh  probleme serioze.

Bashkëqarkullimi i disa viruseve  si gripi, covid, dhe virusi respirator sinsicnial po rëndojnë situatën shëndetësore tek më të vegjlit. Për të përballuar fluksin e pacientëve  gjashtë qendra shëndetësore në Tiranë  presin urgjencat pediatrike  në 24 orë në shtatë ditë të javës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re