Skip to content

Aksident në Elbasan, makina përplaset me biçikletën! Dy të mitur transportohen në spital

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan, ku një mjet ka përplasur një biçikletë me të cilën lëviznin dy të mitur, 14 dhe 16 vjeç.

Burime nga vendngjarja  bënë me dije se automjeti tip Fiat, me drejtues shtetasin Gerald Dashamir Sollaku ,21 vjeç, banues  në fshatin Gjergjan, në një segment të rrugës rurale të amortizuar, pa sinjalistikë dhe pa ndriçim, ka goditur  biçikletën që drejtohej nga 14 vjeçari Franko Nergjoni, ,banues në fshatin Bujqës.

Së bashku me të në biçikletë po udhëtonte edhe 16-vjeçari Egil Moli, banor i fshatit Bujqës dhe fqinj me 14 vjeçarin.

Pas përplasjen nga automjeti të dy adoleshentët kanë përfunduar jashtë rruge dhe më pas janë transportuar në repartin e kirurgjisë në Spitalin Rajonal të Elbasanit për trajtim mjekësor.

Burime spitalore konfirmuan se gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën. Njëri nga adoleshentët ka dëmtime të lehta, ndërsa tjetri dëmtime më serioze.

Ndërkaq policia ka dokumentuar ngjarjen dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të këtij aksidenti.

“”