Kryepeshkoi Anatas Janullatos ndodhet në intubim pasi gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua.
Kisha Ortodokse ka njoftuar se gjendja shëndetësore e Kryepeshkopit pësoi një përkeqësim të menjëhershëm dhe ai është transferuar në njësinë e kujdesit intensiv.
“Përditësim i gjendjes shëndetësore të Fortlumturisë së Tij, Kryepishkopit të Shqipërisë, z. Anastas
Gjendja shëndetësore e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Shqipërisë, z. Anastas, ka pësuar një përkeqësim të menjëhershëm dhe ai është transferuar në njësinë e kujdesit intensiv, ku ndodhet i intubuar. Nga administrata e spitalit”, shkruhet në postimin e Kishës Ortodokse.
Kryepeshkopi Anastas Janullatos u transferua më 3 Janar nga Tirana në spitalin “Evangelismos” në Athinë me një avion të Forcave Ajrore të Greqisë.
Kryepeshkopi 95-vjeçar, i cili kishte shfaqur simptoma të virusit ditët e fundit, u shtrua fillimisht në një spital privat në kryeqytet më 30 Dhjetor.
Megjithatë, gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua, gjë që solli vendimin për transferimin e tij në Greqi për të marrë kujdes të specializuar mjekësor.
Transporti ajror u krye me një avion C-27 të Forcave Ajrore, ndërsa në krah të Kryepeshkopit ndodheshin një mjek dhe dy anëtarë të ekipit të personelit mjekësor fluturues të EKAV-së.
Avioni u ul në aeroportin ushtarak të Elefsinës në orën 19:34 të mbrëmjes së të enjtes dhe menjëherë më pas Kryepeshkopi u transferua në spitalin “Evangelismos”.