Skip to content

Meta apel protestuesve: Evitoni konfrontimet, qëndroni larg provokimeve

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar per here te pare pas dhunes qe ka perfshire protesten e opozites para parlamentit.

 

Kreu i shtetit nepermjet nje deklarate te shperndare per mediat tha se është duke ndjekur me shqetësim protestën e opozitës, e cila duket se është tensionuar.

 

Në reagimin e tij Meta ka bërë thirrje për demonstrim paqësor dhe ruajtje të qetësisë.

 

Ndër të tjera presidenti Meta i ka kërkuar të gjithëve të evitojnë konfrontimet dhe të qendrojnë larg provokimeve.