Skip to content

Dëmtimet e shkaktuara në rrjet/ Lënë mijëra familje pa energji elektrike

640 0 40e769b4d5f9ca194ccd4219e4d92c3a

Mijëra banorë të fshatrave të Lezhës, në njësitë Kallmet, Blinisht, Dajç, Kolsh, Zejmen, Shënkoll dhe një pjesë e Shëngjinit ndodhen pa energji elektrike prej 3 ditësh. Dëmtimet e shkaktuara në rrjet nga moti i keq me erë të fortë, nuk janë arritur ende që të rikuerohen.

Kjo situate ka vënë në vështirësi shumë familje dhe biznese në këto zona, ndersa kjo situatë është e vazhdueshme sa herë ka mot të keq, përshkak të amortizimit të rrjetit.

Ndërkohë rreth 2 mijë familje në 12 fshatra të njësisë administrative Proptisht, në Mokrën e Poshtme, po vuajnë mungesën e energjisë elektrike për më shumë se 12 orë. Në kushte të acarta dhe ngrica të ashpra, banorët janë lënë në terr, pa mundësi për t’u ngrohur apo për të gatuar.

Fshatrat e prekura furnizohen nga fidri i Prrenjasit, që është nën varësinë e OSHE Librazhd. Sipas autoriteteve lokale, është mbajtur komunikim i vazhdueshëm me punonjësit e OSHË-së, të cilët deklarojnë se po punojnë për riparimin e defektit. Megjithatë, pas më shumë se 12 orësh, nuk ka ende një zgjidhje për situatën.