Skip to content

Përdori kartën e një personi tjetër për të kryer transaksione me vlerë mbi 1 mln euro, ky është 41-vjeçari turk! Ishte kamufluar me një biznes fruta perimesh në Shqipëri

Ky është shtetasi turk, Ferhat Karakus, i cili u arrestua nën akuzën, se në bashkëpunim me persona të tjerë, ka kryer transaksione me vlerë mbi 1 milionë euro.

Raportohet se 41-vjeçari ishte kamufluar në vendin tonë me një biznes fruta perimesh.

Ai kishte hapur një tezgë me fruta perime dhe e kishte regjistruar biznesin në QKB, me synimin për ta zgjeruar me aktivitetet te tjera.

Ndërkohe karta që përdori për transaksionet mësohet se ishte e hapur në Belgjikë.

Sipas policisë, shtetasi turk përdori poset e biznesit të tij me anë të një karte të një shtetasi tjetër, i cili në momentin e kryerjes së transaksionit nuk ndodhej në Shqipëri.

Njoftimi: 

Policia e Shtetit/Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e krimeve kibernetike.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Transaksioni”.

Operacioni, nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernerike e DPPSh-së, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Arrestohet shtetasi turk F. K., 41 vjeç, i cili në bashkëpunim me shtetas të tjerë, me anë të mashtrimit kompjuterik, kishte kryer transaksione të kundërligjshme, me vlerë mbi 1 milion euro.

Ky shtetas, duke përdorur poset e biznesit të tij, kishte kryer transaksione të kundërligjshme, me anë të një karte të një shtetasi tjetër, i cili në momentin e kryerjes së transaksionit nuk ndodhej në Shqipëri.

Këto transaksione janë raportuar si veprime mashtrimi dhe nga kompania “MasterCard”.

Në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese homologe, po punohet për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e shtetasve të tjerë të dyshuar të implikuar.

“”