Skip to content

PS mbledh Kryesinë, diskutohet për Kongresin Kombëtar të 23 Marsit

Partia Socialiste ka mbledhur mëngjesin e sotëm Kryesinë, në prag të Kongresit Kombëtar të 23 Marsit.

Burime të ABC News bëjnë me dije se temë e mbledhjes është pikërisht Kongresi i së shtunës në ambientet e Pallatit të Kongreseve.

Po sipas burimeve, mësohet se 3 shtyllat e kongresit do të jenë: “Shembujt e qeverisjes lokale të PS, “platforma e Bashkëqeverisjes” dhe “pakti për universitetin”.

Fjalën kryesore në kongres do ta mbajë kryeministri Edi Rama, ndërsa do të ketë fjalime edhe nga ministrat.

Gjatë mbledhjes, sipas burimeve, do të shpallet lista e këshilltarëve bashkiakë vetëm për Tiranën, ndërsa nuk pritet që të shpallen kandidatet për kryebashkiakë.

Fokusi, në këtë kongres, ku është i ftuar edhe ish-kryeministri Fatos Nano, do të jenë vetëm zgjedhjet vendore 2019./abcnews.al