Skip to content

Zgjedhjet e 11 majit/ Vangjel Dula: Në diasporë të votojnë dhe me dokumente përtej datës së skadimit! Kandidatët për deputetë? Ja qarqet ku PBDNJ ka influencë

Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule ngriti disa shqetësime për votën e diasporës. Në një prononcim për mediat nga kryesia e Kuvendit ai bëri thirrje që qeveria as më parë të marrë vendimin që pjesëmarrje në zgjedhjet e 11 majit të kryhet edhe me dokumentet që janë përtej datës së skadimit.

Ai u shpreh se duhet të zgjidhet edhe hallka e fundit e votës së emigrantëve, se kush do të ketë përgjegjësinë e numërimit të votës.

“Nuk mund të vazhdohet me procesin sikur nuk ndodh asgjë në një kohë që nuk dihet se kush do të jetë i zotit të procesit përfundimtar të numërimit të votës së emigrantëve. Paqartësi dhe zvarritja e kësaj paqartësie vë në pikëpyetje garancinë juridike të integritetit të votës së gjithësecilit”, tha Dule.

Ai beri i beri thirrje diaspores qe te regjistrohet dhe te votojne per te dhene kontributin e tyre ne zgjedhjet e 11 majit.

“Do dëshiroja ti drejtoja pjesëtarëve të minoritetit grek që masivisht jetojnë dhe punojnë në Greqi që është momenti i regjistrimit dhe i dhënies së kontributet të tyre të zgjedhjeve të 11 majit. Me qëllim që problematikat që ata përballojnë me pronat e tyre, që lidhen me cështje të identitetit të tyre, që të japin masivisht praninë e tyre. Dëshiroj që tu drejtohem emigrantëve në Greqi, të regjistrohen. Të kemi mundësi që problematikat i trajtojmë në nivele të tjera. Është momenti i tyre”, tha Dule.

I pyetur në lidhje me kandidatët për deputetë, Dula tha se ende nuk ka ende detaje për emrat, por theksoi se PBDNJ ka qarqet preferenciale ku kjo forcë politike ka edhe influencë.

“PBDNJ e di se ku e ka influencën e tij më të madhe, këto janë qarqet e Vlorës, Gjirokastrës, Korçës, por edhe Tirana më pak.  Kështu që edhe preferencat do të ishin më të njëjtën renditje, por në një koalicion nuk vendos vetëm. Do të jetë objekt i vendimmarrjes së përbashkët duke marrë parasysh edhe realitetet lokale, sepse kur ke koordinim forcash politike jo gjithmonë ke shumën e votave, diku ke vlerë të shtuar, diku mund të kesh edhe humbje aksidentale”, u shpreh Dule.

“”