Skip to content

Tiranë/ Gjendet një person i vdekur në rrugë, ja për çfarë dyshohet

policia 9 750x376 1

Policia e Tiranës ka bërë me dije pak më parë se një person është gjetur pa shenja jetë në rrugë në zonën e Yzberishtit.

Sipas policisë dyshohet se vdekja është natyrale dhe nuk ka shenja dhune.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të saktë e humbjes së jetës.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 16.01.2025, rreth orës 15:40 , tek Rrethi i Yzberishtit, në rrugë, është konstatuar pa shenja jete shtetasi L.B, rreth 75 vjeç. Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune. Paraprakisht dyshohet se shkaku i humbjes së jetës ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të saktë e humbjes së jetës.