Skip to content

Meta kërkon lirimin/ Bën rekurs në Gjykatën e lartë

IMG 3334 750x375 1

Ilir Meta ka dorëzuar një rekurs në Gjykatën e Lartë, ku kërkon heqjen e masës së arrestit në burg, të caktuar nga Gjykata e Posaçme më 19 nëntor.

Ish-presidenti mbahet i arrestuar që nga tetori i kaluar, pasi Prokuroria e Posaçme ka ngritur akuza për pastrim parash, korrupsion dhe fshehje të pasurisë.

Sipas argumenteve të palës mbrojtëse në rekursin drejtuar Gjykatës së Lartë, ndaj Metës nuk ekziston as dyshim i arsyeshëm dhe SPAK nuk ka asnjë provë për mbajtjen e tij në qeli.

Po ashtu, një tjetër argument i palës mbrojtëse për kërkesën e heqjes së masës është fakti se Ilir Meta është kryetar i Partisë së Lirisë dhe, pasi jemi në prag të fushatës elektorale, ai nuk mund të mbahet i izoluar.