Skip to content

“I shitur! Komunist”, Lapaj dhe Qorri sherr para Ministrisë së Brendshme se kush e ka thirrur protestën

1737393558 adriatiklapaj 750x375 1

Protesta e thirrur para Ministrisë së Brendshme mbrëmjen e sotme është kthyer në “mollë sherri” mes përfaqësuesve të partive të vogla.

Shkak u bë radha se kush janë organizatorët e vërtetë të protestës, Lëvizja Bashkë e Arlind Qorrit apo “Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt.

Nuk kanë munguar akuzat e përfaqësuesve të Arlind Qorrit të cilët e kanë quajtur Adriatik Lapajn si të shitur, ndërsa ky i fundit i ka cilësuar si komunistë.

Mesa duket bashkimi i partive të vogla në një front të vetëm opozitar duket i pamundur, pavarësisht thirrjeve që bëhet nëpër ekrane mes drejtuesve të tyre.