Skip to content

“Të paharruar”- Veliaj përkujton 4 viktimat e 21 Janarit: Plagë në historinë tonë dhe thirrje për drejtësi e llogaridhënie

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka përkujtuar 4 viktimat e protestës së 21 Janarit 2011, në një postim në rrjetet sociale.

“Të paharruar”, shkroi Veliaj, duke shtuar se 21 Janari është një plagë në historinë e Shqipërisë.

Ai theksoi se 21 Janari gjithashtu është një thirrje për drejtësi dhe llogaridhënie.

“TË PAHARRUAR! 🙏🏻 21 Janari është një plagë në historinë tonë, por edhe një thirrje për drejtësi e llogaridhënie. Sot kujtojmë ata që humbën jetën duke kërkuar një Shqipëri më të drejtë e më demokratike. 🤍🇦🇱”, shkruan Veliaj.

“”