Skip to content

Zjarr në një pallat te ‘Stacioni i Trenit’ në Tiranë, panik tek banorët

img 8959 1

Një zjarr ka përfshirë një pallat tek zona e ‘Stacionit të Trenit’ në Tiranë.

Tek banorët dhe në lagje është krijuar panik.

“Më datë 21.01.2025, rreth orës 16:10, në rrugën “Reshit Petrela”, në afërsi të Ish-Stacionit të Trenit, ka rënë zjarr në katin e 8-të të një pallati. Shërbimet zjarrfikës ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.

Shërbimet e Policisë po marrim masa per evakuimin e banoreve. Paraprakisht, ka vetëm dëme materiale”, njoftoi policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.