Skip to content

Bajram Begaj liron nga detyra Mustafa Nanon si Ambasador i Shqipërisë në Zvicër!

640 0 98aed2d4a4b165811ae72481a8583b2a 640x375 1

Presidenti Bajram Begaj dekreton lirimin e Mustafa Nanos nga detyra si ambasador në Zvicër.

Nano, ishte emëruar ambasador në korrik të vitit 2023.

Aktualisht Zvicra mbetet pa ambasador shqiptar.

640 0 whatsapp image 2025 01 21 at 104604 1737453009

Reagimi i presidencës:

Presidenti Begaj dekreton lirimin e zotit Mustafa Nano nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Konfederatën e Zvicrës, rezident, si dhe nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Principatën e Lihtenshteinit, jo rezident.

Kujtojmë se më 24 dhjetor 2024, Nano njoftoi dorëheqjen duke falënderuar komunitetin shqiptarë ne Zvicër dhe gazetarët për bashkëpunimin, ka thëne se “kjo dorëheqja ime, është diçka e natyrës personale…”.