Skip to content

Moti i keq në Durrës, përmbyten rrugët nga shiu i rrëmbyeshëm

640 0 b4bb3ce8d10101fec1d79812df90c689

Pas disa minutash shi, rrugët në zonën e stadiumit në Durrës u përmbytën dhe u bënë të pakalueshme për makinat dhe qytetarët mbrëmjen e sotme.

Si pasojë e grumbullimit të ujit në rrugë, trafiku u bllokua për rreth 30 minuta në këtë zonë.

Në Durrës, çdo herë që bie shi, kjo është një nga zonat që përmbytet më shpejt, si rezultat i kanaleve të bllokuara.