Skip to content

Moti i keq, aksident i trefishtë në aksin Levan-Vlorë

DeWatermark.ai 1737489209937 750x375 1

Tre automjete janë aksidentuar në aksin Levan-Vlorë për shkak të motit të keq.

Reshjet e dendura të breshërit janë bërë shkak i aksidentit.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur si “ Mbikalimi i Levanit”.Për momentin nuk ka raportime për të dëmtuar.

Policia ka shkuar drejt vendngjarjes.

Në pamjet e siguruara shihet qartë rruga e mbuluar nga breshëri i rënë, gati plotësisht e mbuluar dhe mjetet që lëvizin me vështirësi për shkak të lagështirës dhe rrezikut për t’u aksidentuar.