Kursime të jashtëzakonshme për shëndetin dhe portofolin tuaj: numra që do t’ju bëjnë të reflektoni.

Pirja e duhanit në Europë por edhe në Shqipëri është bërë gjithnjë dhe më e shtrenjtë, jo vetëm për shëndetin , por edhe për portofolin .

Me rritjen e fundit të çmimeve të cigareve, lënia e duhanit bëhet një zgjedhje dyfish e favorshme: kursimi i shumave të konsiderueshme parash dhe e të jetuarit një jete më të shëndetshme.

Por sa kushton vërtet duhani dhe sa mund të kurseni duke i thënë lamtumirë këtij vesi ?

Sa kushton të pish duhan sot?

Le të marrim parasysh një duhanpirës mesatar në Europë që konsumon një paketë në ditë:

Shpenzimet ditore: me rritje, një paketë kushton mesatarisht më shumë se 6 €;

Shpenzimet mujore: përafërsisht 195€;

Shpenzimet vjetore: më shumë se 2,370 €.

Nëse e projektojmë këtë shpenzim për një periudhë pesëvjeçare, bëhet fjalë për mbi 11,850 €, një shumë që mund të investohet në shumë mënyra më të dobishme dhe shpërblyese, si p.sh.

Të bëni një festë çdo vit;

Të kurseni për një makinë të re;

Të lini mënjanë një fond për projekte të ardhshme ose shpenzime të papritura.

Por jo vetëm për paratë: Lënia e duhanit është e mirë edhe për shëndetin tuaj
Përfitimet e lënies së duhanit nuk janë vetëm financiare. Cigaret janë ndër shkaktarët kryesorë të sëmundjeve kardiovaskulare, kancerit dhe problemeve të frymëmarrjes.

Të heqësh dorë nga cigaret ,do të thotë:

Ulje e rrezikut të sëmundjeve të rënda;

Rikuperim i energjisë dhe kapacitetit të frymëmarrjes;

Përmirësimi i  pamjes tuaj fizike, nga lëkura te dhëmbët.

Për më tepër, ulni kostot që lidhen me kujdesin mjekësor dhe trajtimet, gjë që shton një kursim tjetër në faturën tuaj.

Mjetet për t’i thënë lamtumirë duhanpirjes

Për ata që kanë frikë se nuk do të jenë në gjendje ta lënë vetë, sot ka shumë zgjidhje në dispozicion:

Terapitë zëvendësuese të tilla si arna me nikotinë dhe çamçakëz;

Aplikacione dhe programe dixhitale për të gjurmuar progresin;

Mbështetje psikologjike ose grupe ndihmëse.

Ndërsa fillimisht mund të duken si një kosto, këto mjete paguajnë shpejt veten në paratë e kursyera duke shmangur blerjen e cigareve.

Lënia e duhanit është një investim për veten tuaj

Vendimi për të lënë duhanin mund të duket i vështirë, por shifrat nuk gënjejnë: çdo ditë pa cigare është një ditë jetë ,pasi kurseni para dhe përmirësoni cilësinë e jetës. Rritjet e fundit të çmimit të cigareve e bëjnë këtë zgjedhje edhe më urgjente dhe më të favorshme.

Përshtati në Shqip V.K.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re