Skip to content

Aksident i trefishtë në Elbasan, makinat bëhen “copash”, tre të plagosur

900 0 1737714583xscreenshot 17 1 756 750x375 1

Një aksident i rëndë është shënuar këtë të premte në aksin rrugor “Elbasan-Ish Kombinati Metalurgjik”.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se në aksident janë përfshirë tre automjete dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona.Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se një prej të plagosurve ndodhet në gjendje më të rëndë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Elbasanit.

Siç shihet dhe nga fotot si pasojë e përplasjes automjetet janë shkatërruar plotësisht. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti.

17377147535753324844464728838572