Skip to content

Zjarr në garazhdin e një pallati te “Komuna e Parisit”, PANIK tek banorët

640 0 607296ed73dba

Menjëherë ka nisur evakuimi i banorëve.

Pas vetëm pak ditë më parë ku një pallat u përfshi nga flakët masive tek Komuna e Parisit në Tiranë, një tjetër ngjarje e ngjashme është regjistruar në po të njëjtën zonë.

Policia bën të ditur, se kësaj here, flakët kanë përfshirë garazhin e një pallati. Menjëherë ka nisur evakuiimi i banorëve.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 25.01.2025, rreth orës 18:00, tek Komuna e Parisit, tek Kika 1, ka rënë zjarr në garazhdin e një pallati 8-katësh.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë të cilët po bëjnë të mundur evakuimin e banorëve, ndërsa shërbimet zjarrfikëse po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për percaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.