Skip to content

Aksident/ Furgoni përplas motorin, një i plagosur në rrugën Lezhë- Shkodër

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në aksin Lezhë- Shkodër.

Një automjet furgon është përplasur me një motor pranë kryqëzimit të Dajçit.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i lënduar rëndë drejtuesi i motorit.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, por grupi hetimor ndodhet në terren dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

“”