Një vizitë në Vatikan e kreut të Bektashizmit në Shqipëri, duke u takuar me kreun e botës katolike, është aluduar se ka patur miratimin e këtij të fundit mbi idenë e kryeministrit Rama mbi një shtet bektashi të tipit Vatikan.

Ja ç’thuhet në pjesën e fundit të deklaratës së Kryegjyshatës mbi këtë takim:

“Papa Françesku dhe kreu i bektashinjve shkëmbyen dhuratat dhe nënshkruan së bashku Dokumentin e Abu Dabit për vëllazërimin njerëzor, paqen dhe bashkëjetesën në botë. Haxhi Dede Edmond Brahimaj i foli Atit të Shenjtë edhe për idenë e shtetit bektashi në Shqipëri, sipas modelit të Vatikanit, duke marrë bekimin e Papës për bashkësinë e bektashinjve dhe për gjithë popullin shqiptar”.

Por çfarë thuhet në deklaratën e Vatikanit? Shteti bektashi aty nuk figuron asgjekundi.

“Papa Françesku takohet me Baba Mondin, ose Haxhi Dede Edmond Brahimaj, është lideri i myslimanëve bektashinj. Në një takim me Baba Mondin të enjten, Papa Françesku përsëriti se dialogu ndërfetar është më i nevojshëm se kurrë në një botë të dëmtuar nga konfliktet dhe ndarjet.

‘Sa herë që liderët fetarë mblidhen në frymën e respektit të ndërsjellë’, tha Papa, ‘shpresa jonë për një botë më të mirë dhe më të drejtë ripërtërihet dhe konfirmohet’.

Bektashinjtë janë një rend i njohur mysliman sufi që e ka origjinën në Anadoll të shekullit të 13-të, në Turqinë e sotme, dhe u përhap gjerësisht në Perandorinë Osmane, duke u shtrirë në Shqipëri dhe në popullsinë shqiptare në Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi”.

Pra, në asnjë frazë të deklaratës nuk ekziston ndonjë “bekim” katolik mbi shtetin e synuar bektashi.

Kështu, shteti i Ramës dhe Baba Mondi nis me spekullime, si të ishte një dëshmi adekuate e mosbekimit jo vetëm fetar që ka ky lloj shteti më shumë me hije se sa me dritë. /tesheshi.com/

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re