Skip to content

ILD kërkon tjetër masë për ish-kryeprokurorin e Sarandës! Çfarë ndodhi në mbledhjen e KLP-së

Në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, e cila u thirr pasi ILD kërkoi masë tjetër për prokurorin e Sarandës, Kledian Llaho përmes një letre ka kërkuar të përfaqësohet me një avokat.

Kledian Llaho

Sipas shkresës së përcjellë prej tij, ILD nuk i ka vënë në dispozicion të gjitha materialet që ka kërkuar, fakt i cili u hodh poshtë nga inspektorja e ILD  Daniela Sulaj.

ILD ka kërkuar masë disiplinore ndaj Llahos në cilësinë e drejtuesit të Prokurorisë, për një tjetër shkelje disiplinore, që ka të bëjë me mospërmbushje, në cilësinë e drejtuesit, të detyrimeve të përcaktuara në ligj si dhe me shkelje të përsëritura të rregullave rregullave të sjelljes në marrëdhëniet me magjistratët e tjerë.

Seanca u shty për në datën 27 shkurt ora dhjetë.

Më herët KLP ka shtyrë edhe një vendimmarrje tjetër për në 30 janar, pas kërkesës së ILD që prokurorit Llaho ti ulet 40 përqind e pagës për një vit. Edhe SPAK ka kërkuar masë ndaj Kledian Llahos i cili i ka konsidetuar këto si sulme të qëllimshme për shkak të detyrës si prokuror.

“”