Skip to content

Berat/ Rrëmbeu dhe dogji dy të rinj në ’98-ën, Gjykata e Beratit dënon Byniamin Hajron me 25 vite burg

Green Organic Warm Food and Restaurant Bio Link Website 1 9

Gjykata e Beratit ka shpallur sot vendimin për shpalljen fajtor të Byniamin Hajros, i cili akuzohej për veprën penale “vrasje me paramendim”.

Prokurori Eni Çulli nga organi i akuzës kishte kërkuar për Hajron dënimin me 25 vjet burg, masë e cila është lënë në fuqi nga trupi gjykues, i kryesuar nga Ardiola Cela.

Byniamin Hajro, ose siç njihet ndryshe Bujo Çami, ish-kreu i bandës së vakëfit, akuzohet për vrasjen e dy të rinjve, Arjan Avdullai dhe Edmond Pema, ngjarje e ndodhur në vitin 1997.

Pas torturimit të dy të rinjve, ai i lidhi ata me tela në këmbë e duar, dhe më pas ju vuri flakën, duke i lënë të digjen në mes të lagjes.

Green Organic Warm Food and Restaurant Bio Link Website 42