Skip to content

FOTOLAJM/ Mbërrin në Tiranë trupi i pajetë i Kryepeshkopit Anastas, qindra besimtarë e presin me lule dhe gjethe dafine

Mbërrin në Tiranë trupi i pajetë i Kryepeshkopit Anastas Janullatos.

Qindra besimtarë e pritën Kryepeshkopin e me lule dhe gjethe dafine.

Kortezhi i Kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastas Janullatos, i cili u nda nga jeta në moshën 95-vjeçar, u transportua sot me rrugë tokësore nga Greqia drejt Shqipërisë, përmes pikës kufitare të Kakavisë.

Ndërkohë që në drekë trupi i pajetë i hirësisë së tij mbërriti në Tiranë.

Arkëmorti u shoqërua nga klerikët e vendit dhe u dërgua në Kishën “Ringjalla e Krishtit”.

Ceremonia e varrimit do të bëhet të enjten e 30 janarit, ku Kryepeshkopit Anastas do t’i jepet lamtumira e fundit pas liturgjisë hyjnore në katedralen “Ngjallja e Krishtit”, në orën 11:00.

Ceremonia e varrimit do të bëhet të enjten e 30 janarit, ku Kryepeshkopit Anastas do t’i jepet lamtumira e fundit pas liturgjisë hyjnore në katedralen “Ngjallja e Krishtit”, në orën 11:00.

Kryepeshkopi ndërroi jetë më 25 Janar 2025, në orën 8:30 të mëngjesit me orën lokale greke, në moshën 95 vjeçare në Spitalin “Evangelismos” të Athinës, si pasojë e funksionimit të pamjaftueshëm të shumë organeve.

Më parë, hirësia e tij ishte kuruar për disa ditë në një spital në Tiranë. Por për shkak të përkeqësimit të shëndetit ai u transportua në spitalin e Athinës më 3 janar.

“”