![](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2019/03/9da0bbf6-7a59-48b9-8ab3-56f1ec819933-640-360-0-1.jpg)
Alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare dominojnë në ultësirën perëndimore.
Por vranësira të shpeshta paraqiten në zonat malore lindore të vendit gjatë paradites. P
asditja mbetet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta përgjatë kufirit lindor por pa mundur të gjenerojnë reshje.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten me të paktën 2° në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 4-5°C mëngjesi deri në mbi 23°C në mesdita në rang territori.
Era do fryjë mesatare në tokë dhe det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.