Ushtarja izraelite Agham Berger u lirua të enjten në mëngjes, si pjesë e marrëveshjes Izrael-Hamas për pengjet e Gazës. Berger u drejtua nga njerëz të Hamasit në një platformë të ngritur në Jabalia në Gazën veriore dhe, pasi nënshkroi dokumentet përkatëse, iu dorëzua anëtarëve të Kryqit të Kuq.

E reja 20-vjeçare izraelite nga Holon, e cila u shfaq duke buzëqeshur dhe në gjendje të mirë shëndetësore, u transportua jashtë Rripit për t’u kthyer te njerëzit e saj në Izrael.

Ndërkohë, të afërmit dhe miqtë që po ndiqnin procesin në televizion shpërthyen në festë kur u firmos lirimi i saj.

Në bazë të marrëveshjes, pritet të lirohen edhe dy pengje të tjerë, 80-vjeçari Ghandi Moshe Mozes dhe 29-vjeçari Arbel Yehud.

Faza e parë gjashtëjavore e marrëveshjes së armëpushimit të Gazës hyri në fuqi më 19 janar, duke ndalur luftën gjenocidale të Izraelit që ka vrarë më shumë se 47,000 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe ka plagosur më shumë se 111,000 që nga 7 tetori 2023. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re