Skip to content

FOTO/ Ky është autori që plagosi me armë zjarri nipin e tij të mitur, 29-vjeçari dhe vëllai i tij binjak dyshohen se ishin shpërndarës droge! Konfliktet mes tyre

Personi në foto është Nazmi Pellumbi, autori i dyshuar i cili plagosi me armë zjarri nipin e tij 15-vjeçar, teksa donte që të vriste e tij binjak, shtetasin Florent Pëllumbi.

Mësohet se tre vëllezër të familjes Pëllumbi në Fushë Mëzez jetonin në një banesë private një katëshe me tre hyrje, ku secili kishte hyrjen e tij.

Dy nga vëllezërit që ishin binjakë Florent dhe Nazmi Pëllumbi kanë pasur një konflikt për motive të dobëta me njëri-tjetrin dhe janë zënë në oborrin e banesës dhe më pas kanë ndërhyrë pjesëtarë të tjerë të familjes Pëllumbi për t’i ndarë. Në atë moment Nazmi Pëllumbi ka shkuar në banesë ka marrë automatikun dhe është kthyer në oborrin e banesës për të qëlluar drejt vëllait binjak Florent Pëllumbi.

Dëshmitarët kanë deklaruar në polici se i kanë parë duke i tërhequr armën njëri-tjetrit. Ndërsa 15-vjecari që mbeti i plagosur nuk ka qenë në banesë kur ndodhi konflikti, ai ka qene jashtë dje ka dëgjuar zhurmën që po konfliktoheshin xhaxhallarët dhe është nisur për t’u futur brenda në oborrin e shtëpisë.

Në momentin që është afruar të porta kryesore e banesës dhe për t’u futr në oborr e kanë kapur plumbat. Nga pamjet që ka policia duket që i mituri është jashtë dhe teksa hap portën për t’u futur në në oborr ku po konfliktoheshin xhaxhallarët e kapin 3 plumba, një në kraharor dhe dy në krah.

I mituri është plagosur para derës së shtëpisë plumbat kanë çarë llamarinën e portës dhe kanë goditur të miturin. Familja Pëllumbi tre vëllezërit nuk ka treguar të vërtetën dhe ka qenë më pas e ëma e të miturit që ka pasur konflikt mes kunetërve. Më pas policia ka parë edhe shenjat e plumbave në portë. Në banesën e Florent Pëllumbit policia gjeti edhe kokainë. Dy vëllezërit binjakë sipas policisë janë kontingjent dhe dyshohen si shpërndarës droge dhe për këtë arsye mund te ketë pasur mosmarrëveshje dhe konflikt mes tyre.

“”