Skip to content

Ç’dhuratë morri Kurti nga hoxha i njohur prishtinali?

475443468 1166275798199479 8049880320884804024 n

Kryeministri Kurti i kushtuar një status takimit që pati një ditë më parë me hoxhën e njohur prishtinali Hysamedin Abazi, duke vizituar me të një qendër sociale komunitare, si dhe duke marrë prej tij një dhuratë intelektualo-patriotike.

“Në muret e fondacionit humanitar ‘Freskia’ në Prishtinë, gjendet mbishkrimi ‘Mos më ushqe me peshk, por ma mëso peshkimin’.

Ky fondacion ofron trajnime dhe kurse për nëna vetushqyese të cilat aftësohen për tregun e punës. Pastiçeria dhe rrobaqepësia janë dy nga sektorët e aftësimit, e të hyrat nga shitjet mbesin në dobi të nënave vetushqyese.

475841646 1166275128199546 1147190322979519486 n

Gjatë vizitës në këtë fondacion, pata kënaqësinë të takoja edhe hoxhë Husamedin Abazin me të cilin patëm diskutime të përzemërta. Ai gjithashtu më dhuroi kompletin e librave të Sami Frashërit të botuara nga Logos-A”, shkruan Kurti.

475784615 1166275828199476 5205375214756144933 n

Sa i përket kësaj të fundit, kujtojmë se hoxhë Hysamedin Abazi është njëherësh dhe kryeredaktor i Logos-A, shtëpia botuese më prestigjoze në Maqedoni. /tesheshi.com/