Një kompani kineze befason punonjësit e saj me një çmim unik: një tavolinë 70 metra të gjatë të mbuluar me kartëmonedha.
Nëse në Shqipëri kemi një shpërblim në fund të vitit ,kur ju do qefi pronarëve , një kompani kineze e specializuar në prodhimin e vinçave ka zgjedhur një metodë krejtësisht të pazakontë për të shpërblyer punonjësit e saj: Duke zgjedhur një tavolinë rreth 70 metra të gjatë, të mbuluar tërësisht me kartëmonedha, dhe ishte vetëm një rregull që duhej ndjekur nga të gjithë.
“Merrni. të gjitha paratë që mund të merrni.”
Për këtë iniciativë, siç raporton Today, kompania e quajtur Henan Mine Crane Co. Ltd. ka ndarë gjithsej 60 milionë juanë, ekuivalente me afërsisht 8 milionë euro.
Gjatë mbledhjes vjetore të 25 janarit, drejtuesit vendosën të shpërblejnë punonjësit. Arsyeja? Mund të duket absurde por këto ishin fjalët e kompanisë. “Ne nuk kemi asnjë kredi për të shlyer, nuk kemi borxhe dhe duam të bëjmë më të mirë jetën e punonjësve tanë,” shpjegoi kompania.
Rregulli bazë i “lojës” ishte mbledhja e sa më shumë kartëmonedhave, por ky nuk ishte rregulli i vetëm. Në fakt, pasi të mbaronte koha, secili pjesëmarrës duhej gjithashtu të numëronte trofeun e tij dhe të deklaronte shumën e saktë që kishte mbledhur. Çdo mospërputhje do të rezultonte në një ulje të bonusit përfundimtar.
Kjo është video e tavolinës plot me kartmonedha e cila u bë virale :
Por sa fitoi punonjësi më i shpejtë?
Nga pamjet e videos që është bërë virale, duken qindra punëtorë duke mbledhur kartëmonedha nga një tavolinë e gjatë 70 cm e mbuluar me një leckë të kuqe. Në mesin e shumë punëtorëve që morën pjesë në aktivitet, shton Today, rezultatin më të mirë e ka arritur një punonjës i cili ka arritur të fusë në xhep mbi 13.500 euro në vetëm 15 minuta.
Kjo “lojë” e pazakontë ka ngjallur reagime të shumta në internet, ku disa thonë se janë të shokuar dhe të tjerë kanë kritikuar metodën e zgjedhur për të shpërndarë bonusin.
