Një aksident është regjistruar në orën 2 të natës në qytetin e Beratit. Një mjet tip “Range Rover” ka përfunduar në stadiumin e Tomorit.

Mësohet se automjeti ka qenë me një shpejtësi jashtë normave të lejuar, teksa ka kaluar nga rreth rrotullimi duke u përplasur me stadiumin. Për fat të mirë, aksidenti nuk ka pasur pasoja në njerëz.

Drejtuesi i mjetit ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Mëngjesin e sotëm janë shënuar edhe dy aksidente të rënda, një në Burrel ku mbeti i vdekur një 40-vjeçar, si dhe një në Tepelenë, ku një autobus u përplas me një makinë e si pasojë mbetën të plagosur 8 persona.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re