Skip to content

“Alo, djali juaj ka bërë aksident, duhen 35 mijë euro…” Mashtroi të moshuarin në Greqi! Dënohet me burg shqiptarja

IMG 4052

Një Gjykatë në Greqi ka dënuar me pesë vite burgim 31-vjeçaren shqiptare, që i mori përmes mashtrimit të moshuarit grek 35 mijë euro.

Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur më 25 janar të muajit të kaluar.

Si e mashtroi shqiptarja të moshuarin

Mesditën e 25 janarit i moshuari merr një telefonatë nga një person i panjohur (mik i shqiptares), i cili i komunikon të moshuarit banues në ishullin e Ko, se djali i tij ishte përfshirë në një aksident rrugor dhe se nga aksidenti ka mbetur i vrarë një shqiptar.

I panjohuri i tha të moshuarit se përgjegjës për aksidentin ishte djali i tij, teksa i kërkoi shumën prej 80 mijë eurosh në mënyrë që familjarët e shqiptarit mos ta denoncojnë rastin në polic, që djali i të moshuarit mos shkojë në burg.

Ata i kërkuan paratë edhe për transportin e viktimës nga Greqia në Shqipëri.

Kaq u desh që i moshuari të besojë të panjohurin dhe t’i dërgoj në fillim 35 mijë euro, pasi nuk dispononte më shumë.

Në nxitim e sipër i nuk mori në telefon të birin, por shkoi ne vend takimin që caktuan për të dhënë paratë, duke mendeuar se po i bënte nder djalit të tij.

Pasi i dha paratë, i moshuari kuptoi se u mashtrua dhe denoncoi rastin në polici. Pas denoncimit 31 vjeçarja shqiptare u gjet dhe u arrestua. Gjithashtu policia gjeti dhe sekuestroi paratë që shqiptarja kishte marrë nga i moshuari.