Skip to content

“Jam rrëmbyer që të grabisin një mandat të katërt”, Meta mesazh publik nga burgu

640 0 679e00df64899

Ilir Meta ka adresuar nje audio mesazh nga qelite e burgut 313 ku mbahet me urdher te SPAK, per Konventen e PL, diten e sotme ne Tirane.

Ilir Meta: Jam marrë peng nga Rama-Dumani për të grabitur një mandat të katërt. Qytetarët do i japin përgjigje kësaj bande, që po i lë pa atdhe.

Ne do ta ndalojmë shpopullimin, duke ulur taksat dhe nënat me dy ose më shumë fëmijë, duke garantuar kredi për çifteve të reja.

Do garantojmë transport falas për pensionistët. Do të mbështesim fermerët. Ne duam që Shqipëria të kthehet në fuqi prodhuese.

Do të dhurojmë 20 mijë euro për çdo person që nis biznes të ri.  Programi ynë social dhe ekonomik është tërësisht i aplikueshëm.