Skip to content

Dy vëllezërit u gjetën të pajetë, policia detaje nga ngjarja: Jetonin vetëm në banesë! Ja çfarë dyshohet

Policia ka dhënë detaje nga ngjarja e rëndë në fshatin Çorrush, Mallakastër, ku dy vëllezër u gjetën të pajetë.

Trupat e pajetë të 90-vjeçarit me iniciale S. V., dhe 85-vjeçarit me iniciale N. V., u gjetën rreth orës 11:00 në banesën e tyre.

Raportohet se dy vëllezërit jetonin të vetëm dhe paraprakisht nuk dyshohet për ngjarje kriminale.

 

Njoftimi i policisë:

Mallakastër/Informacion paraprak

Rreth orës 11:00, në fshatin Çorrush, Mallakastër, në banesën e tyre, janë gjetur pa shenja jete shtetasit S. V., 90 vjeç dhe N. V., 85 vjeç(vëllezër), të cilët jetonin të vetëm.

Paraprakisht nuk dyshohet për ngjarje kriminale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.

“”